Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Sekiraçë të Podujevës, shkruan AutoPortali.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një traktor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë”, thuhet në njoftim.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.




