Mesatarisht çdo 2 minuta e gjysmë është dhënë një gjobë në trafik nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës në 6 muajt e parë të vitit 2025.
Në statistikat e postuara nga forcat e rendit, del se gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 104 mijë e 324 tiketa në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Obiliq, shkruan AutoPortali.
Rreth 17 mijë e 387 gjoba u dhanë në muaj, kurse në 24 orë i bie 580 sosh.
Shkeljet më të shpeshta përfshijnë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, ngasjen nën ndikimin e alkoolit, mosvendosjen e rripit të sigurisë, etj.
Policia bën thirrje për qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për të ndërtuar rrugë më të sigurta për të gjithë!/AutoPortali/




