Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 75 aksidente, një i vdekur, 31 me të lënduar dhe 44 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 21 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 9 persona, 4 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit./AutoPortali
| Aksident trafiku me fatalitet | / |
| Aksident trafiku me të lënduar | 31 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 44 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2021 |
| Persona të arrestuar | 9 |
| Persona në mbajtje | 4 |
| Persona në ndalim policor | / |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |




