108 aksidente në një ditë, 38 me të lënduar
1

108 aksidente në një ditë, 38 me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 108 aksidente, 38 me të lënduar dhe 70 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 1 mijë e 693 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 26 persona, 20 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 38
Aksident trafiku  me dëme materiale 70
Tiketa trafiku të shqiptuara 1693
Persona të arrestuar 26
Persona në mbajtje 20
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 0

TË FUNDIT