93 aksidente në një ditë, 28 të lënduar
9

93 aksidente në një ditë, 28 të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 93 aksidente, 28 me të lënduar dhe 65 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 24 persona, 18 në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit./AutoPortali

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 28
Aksident trafiku  me dëme materiale 65
Tiketa trafiku të shqiptuara 1756
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 24
Persona në mbajtje 18
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT