57 aksidente brenda një dite, 15 prej tyre me të lënduar
5

57 aksidente brenda një dite, 15 prej tyre me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 57 aksidente, 15 me të lënduar dhe 42 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 15
Aksident trafiku  me dëme materiale 42
Tiketa trafiku të shqiptuara 2183
Persona të arrestuar 10
Persona në mbajtje 8
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT