Russell: Duket sikur perënditë s’më duan
R

Russell: Duket sikur perënditë s’më duan

George Russell e nisi sezonin 2026 të Formula 1 në mënyrë perfekte, duke marrë maksimumin e pikëve në garat e para dhe duke dhënë sinjale se mund të luftojë seriozisht për titullin. Por situata ka ndryshuar shpejt për pilotin e Mercedesit, që pas problemeve në Kanada tashmë numëron tri gara pa podium dhe ndodhet 43 pikë pas Andrea Kimi Antonellit në renditje.

Britaniku nuk pati faj në garën e fundit, pasi një defekt në baterinë e makinës e detyroi të ngadalësonte dhe më pas të tërhiqej. Megjithatë, presioni po rritet dhe Antonelli po shfaqet gjithnjë e më kërcënues në pistë.

Frustrimi i Russell u pa qartë pas garës në Kanada, kur ai hodhi në tokë mbështetësen e kokës së makinës, veprim që i kushtoi një gjobë prej 5 mijë eurosh. Më pas, piloti kërkoi falje ndaj FIA-s dhe pranoi se ishte shumë i ngarkuar emocionalisht.

Edhe pse Mercedesi po tregon konkurrencë të lartë këtë sezon, Russell mbetet pesimist për garën e titullit. “Në këtë moment, titullin mund ta humbasë vetëm Antonelli. Sinqerisht, duket sikur perënditë nuk më duan në këtë betejë”, deklaroi britaniku.

 

TË FUNDIT