Është zhvilluar gara e 7-të nga gjithsej 8 sa janë sivjet në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Esports në platformën iRacing F4, në pistën Okayama International Circuit në Japoni.
Pas një gare mjaft të fortë, fitues doli Rion Tytynxhiu, ndërsa në podium u gjendën edhe Almat Morina e Amir Miftari.
Me këtë fitore, Tytynxhiu arrin në 161 pikë dhe siguron matematikisht titullin e kampionit të Kosovës në Esports, një garë para përfundimit të kampionatit.
Ky është titulli i dytë radhazi në kategorinë e tij, pas triumfit edhe në sezonin e kaluar. Rioni ka fituar gjithashtu dy tituj kampioni të Kosovës në klasën Junior gjithsej katër tituj kampioni të Kosovës në Esports!
Një tjetër sukses i rëndësishëm për Rion Tytynxhiun, i cili vazhdon të shkruajë historinë e tij në garat virtuale dhe motorsportin kosovar.



