Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta, triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Austrisë në MotoGP, suksesi i parë i 22-vjeçarit në këtë kategori (pas 55 garash).
Në një garë që e dominoi shumicën e kohës, ai bëri një paraqitje të shkëlqyer në pistën e Spielberg.
Pasi parakaloi dy pilotët e Aprilia në xhirot e para, Acosta mori kryesimin dhe e ruajti atë deri në fund. Në podium, bashkë me të, u ngjitën edhe dy pilotët e Aprilia, me spanjollin Jorge Martin (vendi 2) që la pas shokun e tij të skuadrës Marco bezzecchi (vendi 3).
Vendi i dytë në garë i jep mundësi Jorge Martin të mbrojë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në MotoGP, duke thelluar diferencën me rivalët.
Spanjolli Marc Marquez me Ducati, kampioni i botës në fuqi, u rendit në vendin e pestë, në një garë anonime.



