Arsenali në çerekfinale, pas gjuajtjes së penalltive
A

Arsenali në çerekfinale, pas gjuajtjes së penalltive

Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi pas gjuajtjeve të penalltive e ka eliminuar Porton.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me epërsinë e Arsenalit prej 1:0, rezultat me të cilin Porto kishte fituar në ndeshjen e parë.

Goli i vetëm i u shënua në minutën e 41-të me “fantazistin” belg, Leandro Trossard, i cili dërgoi në rrjetë një pasim të magjishëm, të Martin Odegaard, duke krijuar “iluzionin” e një fitoreje të madhe. Mirëpo gjithçka mbeti e pandryshuar deri në fundin e saj, teksa për të mësuar fituesin u nevojit gjuajtja e penalltive, nga ku djemtë e teknikut, Mikel Arteta i shënuan të gjitha, teksa iu falën gabimeve të Wendell e Galeno, nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 2:1, “Topçinjtë” tashmë presin shortin e së premtes, për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, në UEFA Champions League, teksa deri më tani si kundërshtar mund të ketë emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona e Paris Saint-Germain

TË FUNDIT