Bayer Leverkusen ka “harruar” humbjen, 37 ndeshje pa u mposhtur
B

Bayer Leverkusen ka “harruar” humbjen, 37 ndeshje pa u mposhtur

Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën po shkëlqen edhe Granit Xhaka, e ka përfunduar edhe ndeshjen e 37-të pa humbje për këtë sezon. Gjermanët kanë fituar me shifrat 3-2 ndaj Karabakut, në një ndeshje që ofroi emocione të jashtëzakonshme. Azerët ishin shumë pranë kualifikimit, në fazën e ardhshme të Ligës së Evropës, por në minutat shtesë u përmbys gjithçka që ata kishin ndërtuar.

Karabaku deri në minutën e 72-të ishte në epërsi me 2:0. Leverkuseni u kundërpërgjigj me anë të Frimpongut në minutën e 72-të, duke mbajtur gjallë shpresat për të befasuar azerët e më pas në minutat shtesë shënuan edhe dy herë për të përmbysur gjithçka dhe për të fituar me 3:2. Një përmbysje e çmendur e ekipit të Alonsos, që kualifikohet kështu për në çerekfinale të Ligës së Evropës.

TË FUNDIT