Real Sociedad mbrëmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi edhe në ndeshjen e kthimit është mposhtur nga PSG (0:2 dhe 1:2) dhe tani përqendrimin maksimal do ta ketë në La Liga.
Por, një moment i pazakontë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme.
Gjyqtari anglez, Michael Oliver ka befasuar të gjithë, pasi në fund të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Real Sociedadit, Mikel Merino, të bashkohet me një klub elitar të Ligës Premiere.
Oliver dhe Merino u panë duke biseduar pas vërshëllimës së fundit dhe mediat spanjolle kanë zbuluar se çfarë kërkoi gjyqtari anglez, mesfushorit 27-vjeçar.
Oliver, i cili në Angli njihet si një tifoz i Newcastle United, thuhet se e ka pyetur Merinon nëse do të ishte i gatshëm të ribashkohej me skuadrën e Ligës Premiere, për të cilën luajti midis viteve 2017 dhe 2018.
Mbetet të shihet nëse do të ketë lpvizje konkrete në këtë drejtim.