Ish-portieri i Ballkanit Stivi Frashëri, do të rikthehet në Superligën e Kosovës.
Kjo pasi ai sot do të zyrtarizohet si futbollist i Lirisë.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv Gazmend Kiçe, drejtor i klubit nga Prizreni, transmeton AutoPortali.
“Po, është e vërtetë”, tha ai shkurtimisht.
U raportua nga mediat se kontrata e Frashërit, do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit, por Kiçe tha se “nuk kanë vendosur ende për kontratën”.
33-vjeçari u largua nga skuadra e Ballkanit, për ta vazhduar karrierën e tij në arabi, tek skuadra Jeddah, por pas disa muajsh ai kthehet në futbollin kosovar.
Portieri shqiptar e njeh mirë këtë ligë pasi që u shpall dy herë kampion me ekipin nga Suhareka.
Liria është në luftë për mbijetesë.
Aktualisht ky ekip është në vendin e fundit të tabelës me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.
Sezoni pranveror i Superligës nis më 10 shkurt.
Liria ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të dielën më 11 shkurt.