Kampioni botëror edhe dy vjet te Ducati
K

Kampioni botëror edhe dy vjet te Ducati

Kampioni i dyfishtë në MotoGP, italiani Francesco Bagnaia (27-vjeçar), e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet me Ducatin, njofton skuadra italiane.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të garoj për ekipin e ëndrrave të mia. Të bartësh këto ngjyra është nder”, ka thënë 27-vjeçari italian për faqen zyrtare të MotoGP.

Bagnaia  triumfoi në dy kampionatet e fundit, ndërsa edhe sivjet  në garë hyn si njëri nga favoritët kryesorë.

Motoçiklisti italian ka marrë pjesë në 86 gara në MotoGP, ka shënuar 18 fitore, derisa në podium është gjendur 35 herë.

“Pecco vërtet është ngasësi i duhur për Ducatin. Ai i prezanton më së miri vlerat tona, stilin, elegancën dhe performancën. Jo vetëm që është i shpejtë, i vendusur edhe i përkushtuar, por është njeri me vlera edhe jashtë pistës së garave”, është shprehur zëdhënësi i Ducatit, Claudio Domenicali.

TË FUNDIT