PSG ofron 200 milionë euro për yllin e Barcelonës
P

PSG ofron 200 milionë euro për yllin e Barcelonës

Kylian Mbappe me shumë gjasë do të largohet nga PSG, pasi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën. Ai pritet të transferohet te Real Madridi, ndërsa skuadra franceze duhet të mendojë për të plotësuar boshllëkun që krijohet me largimin e tij.

Gazeta spanjolle ‘Marca’, shkruan se Barcelona mund të jetë skuadra ku PSG tashmë e ka parë pasuesin e Mbappes.

Sipas gazetës në fjalë, në kërkim të një pasuesi të Kylian Mbappés, PSG tashmë ka bërë një mega ofertë prej 200 milionë eurosh për të riun e Barçës, Lamine Yamal të cilën katalanasit e refuzuan menjëherë.

Yamal është bërë pjesë e rëndësishme e Barcelonës në drejtimin e trajnerit Xavi Herandez dhe klubi nuk dëshiron që ta humbë një talent të madh në mesin e tyre.

TË FUNDIT