Tentim vrasje për Ditën e Pavarësisë, rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion
T

Tentim vrasje për Ditën e Pavarësisë, rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion

Në Ditën e Pavarësisë, kur supozohet të jetë festë për të gjithë, më 17 shkurt ka ndodhur një tentim vrasje në Ferizaj, shkruan AutoPortali.

Me këtë rast, janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Në videon e siguruar nga AutoPortali, shihet zyrtari policor Fadil Maliqi i cili ka intervenuar i vetëm pas orarit të punës.

Ai është munduar për t’i qetësuar personat e përfshirë në konflikt dhe siguruar qytetarët përreth, teksa rastin e lajmëron tek kolegët e tij përmes radiolidhjes.

Gjithashtu, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se po merren me këtë rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë ikjes, i dyshuari është kapur nga viktimat dhe është rrahur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator me një fishek dhe katër gëzhoja. Pas pranimit të tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndryshe, gjatë kësaj dite në Kosovë u raportua edhe për dhunë në familje./AutoPortali/

TË FUNDIT