Verstappen niset nga “pole-position”
V

Verstappen niset nga “pole-position”

Max Verstappen është duket se do të jetë i pandalshëm edhe në këtë sezon të Formula 1. Piloti holandez ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Me kohën 1:27:472, Verstappen ka siguruar xhiron më të shpejtë dhe do të niset i pari në garën zyrtare që do të zhvillohet të shtunën.

Vendi i dytë për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa podiumin për provat zyrtare e plotëson piloti tjetër i Red Bull, meksikani Sergio Perez.

Një tjetër javë e vështirë parashikohet për Mercedes, teksa dy pilotët e skuadrës gjermane, George Russell dhe Lewis Hamilton, u renditen respektivisht në vendin e 7-të dhe të 8-të.

TË FUNDIT