Veturat shfrytëzojnë shiritin emergjent për t’i ikur kolonës në Prishtinë (VIDEO)
V

Veturat shfrytëzojnë shiritin emergjent për t’i ikur kolonës në Prishtinë (VIDEO)

Siguria në trafik, vazhdon të jetë shqetësuese në Kosovë.

Kjo pasi shumë vetura veprojnë në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, shkruan AutoPortali.

Të premten rreth orës 16:34 në rrugën  “Bardhosh Gërvalla” në Prishtinë, shihen disa vetura duke shfrytëzuar hapësirën e ndaljes emergjente për të tejkaluar kolonën.

Ky veprim paraqet shkelje të nenit 69 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor dhe dënohet me 200 euro gjobë./AutoPortali/

 

TË FUNDIT