10 transferimet më të shtrenjta të janarit
1

10 transferimet më të shtrenjta të janarit

Gjatë afatit kalimtar dimëror ka pasur shumë transferime të mëdha, por edhe befasuese sa i përket skuadrave dhe shifrave të paguara.

Në orët e fundit të mbrëmjes së djeshme (e hënë) është mbyllur afati kalimtar në shumicën e ligave kryesore evropiane.

Për dallim nga afati kalimtar i verës, ky i dimrit sjell më pak transferime te skuadrat, por kësaj radhe nuk është se nuk pati lëvizje.

Afati dimëror solli disa transferime të mëdha, ku mbret i tyre ishte padyshim Manchester City, i cili bëri katër nënshkrime të mëdha të cilat kanë përfunduar në top 10 transferimet e janarit.

Bayern Munich not currently looking to sign Khvicha Kvaratskhelia -  Bavarian Football Works

Por, kush janë transferimet më të mëdha të janarit dhe cilat janë shumat e tyre?

Sipas Telegrafit, lista kryesohet nga Jhon Duran me një transferim prej 77 milionë eurosh dhe mbyllet me Santiago Gimenez, i cili u pagua 32 milionë euro.

Top 10 transferimet e janarit:
1.Jhon Duran (Aston Villa – Al Nassr) – 77 milionë euro
2.Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt – Man City) – 75 milionë euro
3.Khvicha Kvaratskhelia (Napoli – Paris Saint-Germain) – 70 milionë euro
4.Nico Gonzalez (Porto – Man City) – 60 milionë euro
5.Xavi Simons (PSG – RB Leipzig) – 50 milionë euro
6.Galeno (Porto – Al-Ahli) – 50 milionë euro
7.Abdukodir Khusanov (Lens – Man City) – 40 milionë euro
8.Vitor Reis (Palmeiras – Man City) – 37 milionë euro
9.Luiz Henrique (Botafago – Zenit St. Petersbourg) – 33 milionë euro
10.Santiago Gimenez (Feyenoord – Milan) – 32 milionë euro

TË FUNDIT