Telashe në Wimbledon, tensione të mëdha në mes të tenistit amerikan e gjyqtarit
T

Telashe në Wimbledon, tensione të mëdha në mes të tenistit amerikan e gjyqtarit

Tenisti amerikan Ben Shelton nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas vendimit për ndërprerjen e ndeshjes së tij ndaj Rinky Hijikata-s, në kuadër të turneut prestigjioz të Wimbledon-it.

Shelton po kryesonte bindshëm me rezultat 2:0 në sete, kur gjyqtari vendosi të ndalojë takimin për shkak të orarit të vonë, duke respektuar traditën e këtij kompeticioni, që rrallëherë zhvillon ndeshje gjatë natës.

Vendimi shkaktoi një debat të tensionuar mes tenistit amerikan dhe gjyqtarit të ndeshjes, mirëpo ky i fundit ishte i vendosur dhe nuk tërhoqi vendimin e tij për ndërprerje, përcjell AutoPortali.

Takimi pritet të rifillojë sot në orën 13:30, ku Shelton ka një avantazh të qartë dhe është pranë kalimit në fazën tjetër të turneut.

21-vjeçari amerikan shihet si një nga pretendentët kryesorë për trofeun e këtij viti në Wimbledon. Aktualisht, ai mban vendin e 10-të në renditjen botërore ATP. /AutoPortali

TË FUNDIT