Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka zbuluar emrin e kundërshtarit të saj për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve UEFA 2025/26.
Shorti i hedhur në Nion e ka vënë përballë ekipit FC Differdange 03 nga Luksemburgu, një skuadër me përvojë modeste në garat evropiane, transmeton AutoPortali.
Ky do të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën e Zekirija Ramadanit, e cila synon të kalojë tutje dhe të shkruajë historinë në arenën ndërkombëtare.



