Real Madrid me transferim të ri, Fabrizio Romano jep detaje
R

Real Madrid me transferim të ri, Fabrizio Romano jep detaje

Real Madridi ka hedhur hapin e radhës në tregun e transferimeve dhe është shumë afër zyrtarizimit të marrëveshjes me talentin e krahut të majtë, Alvaro Carreras.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja është pothuajse e përfunduar dhe pritet të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, transmeton AutoPortali.

Carreras aktualisht pjesë e Benficës, ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe konsiderohet një nga prurjet më premtuese të klubit portugez.

Megjithatë, karriera e tij pritet të vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi synon ta integrojë në skuadrën e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe largimi i Rafa Obrador nga akademia e Real Madridit, i cili pritet të transferohet te Benfica si pjesë e shkëmbimit mes dy klubeve.

Klubi spanjoll synon ta zhvillojë si një element kyç për të ardhmen.

Transferimi pritet të finalizohet shumë shpejt, ndërsa Carreras do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit pas përfundimit të angazhimeve në Kupën e Botës për Klube. /AutoPortali

TË FUNDIT