Tifozat Kuq e Zi me organizim të madh, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit të Tiranës
T

Tifozat Kuq e Zi me organizim të madh, ndeshjen e shikojnë jashtë stadiumit të Tiranës

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë prezent në ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Mirëpo kjo gjë nuk do të t’i ndalojë ata që të shikojnë ndeshjen, transmeton AutoPortali.

FShF-ja ua pamundësoi atyre që të jenë në stadium, duke bërë manipulime me biletat e ndeshjes.

Tifozat Kuq e Zi me anë të një postimi në Faceboook, kanë bërë të ditur se kanë organizuar që këtë ndeshje do të shikojnë të grumbulluar në qytetin e Tiranës para stadiumit “Air Albania.

“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.

“Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.

“Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

“Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, shkruhet ë postimin e tifozëve shqiptar.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të zhvillohet të dielën në ora 21:00.

TË FUNDIT