Zbulohet kundërshtari I FC Ballkani nëse arrin kualifikimin tutje në Conference League
Z

Zbulohet kundërshtari I FC Ballkani nëse arrin kualifikimin tutje në Conference League

Ballkani nga Suhareka, nëse kalon Shamrock Rovers në raundin e tretë të Conference League, do të përballet me fituesin e çiftit Larne – Santa Clara në fazën play-off.

Ndeshja e parë ndaj Shamrock luhet më 7 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo e kthimit më 14 gusht në Irlandë.

Nëse përballen me Larnen, kjo nuk do të ishte për herë të parë. Skuadrat janë përballur dy herë më parë: një herë Ballkani u eliminua pas penalltive (4-1), dhe herën tjetër, në vitin 2023, fitoi me rezultat të përgjithshëm 7-1. /AutoPortali

TË FUNDIT