City të çmendur pas portierit të FC Porto
C

City të çmendur pas portierit të FC Porto

Manchester City ka identifikuar portierin e Portos, Diogo Costa, si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Ederson Moraes, nëse ky i fundit largohet nga Etihad Stadium gjatë afatit kalimtar veror.

Costa, i vlerësuar me 75 milionë euro, është prioritet për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila tashmë ka nisur kontaktet e para me klubin portugez për të gjetur mundësinë e një marrëveshjeje.

Sipas mediave angleze City është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro, kjo shifër mbetet nën klauzolën e lirimit të portierit 24-vjeçar, transmeton AutoPortali.

Porto, nga ana tjetër, nuk pranon të negociojë për më pak se klauzola e përcaktuar në kontratë, duke vendosur presion mbi kampionët anglezë për të rritur ofertën nëse duan të finalizojnë transferimin.

Interesimi për Diogo Costan vjen në një kohë kur largimi i Edersonit duket gjithnjë e më i mundshëm.

Galatasaray ka shprehur interes serioz për brazilianin, pasi synon të përforcojë portën pas fitimit të titullit në Turqi.

Costa ka zhvilluar afro 200 ndeshje me Porton, ai është vlerësuar për qetësinë, reflekset e shpejta dhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapa, cilësi që e bëjnë një profil ideal për stilin e Guardiolës.

Përveç tij, City po vëzhgon edhe James Trafford, por Costa konsiderohet si opsioni më i fuqishëm.

Në javët në vijim, klubi anglez pritet të formalizojë ofertën për portierin portugez, i cili është cilësuar si një nga më premtuesit në Evropë. /AutoPortali

TË FUNDIT