Foda drejt Al Wahda? Arabët e bëjnë çështje të kryer
F

Foda drejt Al Wahda? Arabët e bëjnë çështje të kryer

Franco Foda mund të largohet nga Kombëtarja e Kosovës për t’u bashkuar me klubin Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas gazetarit arab Ahmed Ragab, marrëveshja është afër finalizimit dhe trajneri gjerman është favorit për të marrë drejtimin e ekipit, transmeton AutoPortali.

Thuhet se Foda ka marrë një ofertë të parefuzueshme me pagë vjetore rreth 3 milionë euro.

Edhe pse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në fund të kualifikimeve për Botërorin 2026, ai mund të largohet para kohe.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka paralajmëruar një takim me trajnerin për të diskutuar të ardhmen e tij.

Foda, që është në negociata prej disa ditësh me klubin nga Emiratet, po e shqyrton seriozisht ofertën.

Nën drejtimin e tij, Kosova ka shënuar rezultate pozitive.

Nëse ai largohet, FFK-ja duhet të emërojë një trajner të ri për kualifikueset që nisin në shtator.

TË FUNDIT