Milan ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverkusen ka një kërkesë për skuadrën italiane
M

Milan ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverkusen ka një kërkesë për skuadrën italiane

Milan ofron 10 milion euro për Xhakën, Leverkusen ka një kërkes për skuadrën italiane

Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Milanit për këtë merkato verore.

Falë eksperiencës së tij dhe cilësisë në mesfushë, mesfushori kosovar konsiderohet si një përforcim ideal që i përshtatet stilit të lojës së trajnerit Massimiliano Allegri, transmeton AutoPortali.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” po ushtrojnë presion mbi Bayer Leverkusenin për të arritur marrëveshjen për transferimin e Xhakës.

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, raportohet se ka udhëtuar personalisht drejt Gjermanisë për të biseduar me drejtuesit e klubit “Farmaceutik”.

La Gazzetta dello Sport raporton se Milani ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.

Megjithatë, kjo shumë konsiderohet e ulët nga Bayer Leverkuseni, i cili mund të kërkojë deri në 15 milionë euro ose një shkëmbim me mbrojtësin Malick Thiaw — një lojtar që vlerësohet shumë nga trajneri Erik ten Hag, por që Allegri nuk dëshiron ta lëshojë.

Xhaka është i gatshëm për të kaluar në Serie A, duke kërkuar një sfidë të re pas disa viteve të suksesshme me Leverkusenin, ku këtë verë pritet të ketë ndryshime të mëdha, përfshirë largimin e disa lojtarëve kyç dhe trajnerit Xabi Alonso.

Në sezonin 2024/25, 32-vjeçari ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 7 asistime. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 12 milionë euro.

TË FUNDIT