Ndeshja e mbrëmshme e Real Madridi kundër Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për klube ishte ndeshja e fundit e kroatit Luka Modric me fanellën e skuadrës spanjolle.
39-vjeçari ka pritur deri në përfundimin e aventurës së Real Madridi në Kampionatin Botëror për Klube dhe pas kësaj të largohet në mënyrën më të mirë të nga ish-skuadra e tij.
Legjenda kroate kishte arritur të fitoj gjithçka me fanellën e “Los Blancos”.
Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se pas përfundimit të aventurës së Real Madridi në ShBA, vie edhe largimi i Luka Modricit nga skuadra dhe nënshkrimi I kontratës me AC Milanin për kohëzgjatje një vjeçare me mundësi vazhdimi. Transmeton AutoPortali.
🚨🔴⚫️ Luka Modrić to AC Milan, here we go confirmed! Exclusive story from June and deal now in place for Croatian midfielder.
Modrić counter signed one year contract at AC Milan valid until June 2026, arriving after Club World Cup as planned.
Deal confirmed. ✅🇭🇷 pic.twitter.com/mwRBg7oNp6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2025
Modric i është bashkuar Real Madridi nga Tottenhami, ndërsa ka zhvillua 597 ndeshje zyrtare e fanellën e skuadrës spanjolle. /AutoPortali



