Nico Williams dhe Barcelona arrijnë marrëveshje personale për një kontratë 6 vjeçare
N

Nico Williams dhe Barcelona arrijnë marrëveshje personale për një kontratë 6 vjeçare

Nico Williams thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me Barcelonën për një kontratë që do të zgjasë deri në qershor 2031.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, sulmuesi i krahut do të përfitojë një pagë neto prej rreth 7-8 milionë euro për sezon, transmeton AutoPortali.

Në këtë moment, klubi katalanas është duke negociuar me Athletic Bilbaon për transferimin.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare nga Nico, Barcelona apo Bilbao, pasi bisedimet midis klubeve vazhdojnë dhe ende nuk është finalizuar pjesa financiare e marrëveshjes.

Barcelona po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Athletic Bilbaon, i cili kërkon pagesën e klauzolës së lirimit të lojtarit, që vlerësohet në 62 milionë euro.

TË FUNDIT