Rasti “Fshesa” tek Chelsea, largojnë mbi 13 lojtarë nga skuadra
R

Rasti “Fshesa” tek Chelsea, largojnë mbi 13 lojtarë nga skuadra

Chelsea ka përfunduar festën për Kupën e Botës për Klube ndërsa ka filluar me systemin e rastit “Fshesa” duke larguar mbi 13 lojtarë nga skuadra.

Sipas “The Athletic” në krye të listës qëndron Joao Felix, i cili mund të rikthehet te Benfica, ndërsa mes lojtarëve të tjerë që pritet të largohen janë Ben Chilëell, Axel Disasi, Lesley Ugochukëu, Renato Veiga, Armando Broja, Alfie Gilchrist dhe Raheem Sterling, të cilët kanë interesim nga disa klube.

Christopher Nkunku, i kërkuar nga Bayern Munich dhe Manchester United, gjithashtu pritet të mos jetë pjesë e planeve të trajnerit Enzo Maresca.

Ndërkohë, Carney Chukwuemeka është pranë një huazimi te Borussia Dortmund, por Chelsea preferon ta shesë.

Nëse vjen një ofertë bindëse, edhe Nicolas Jackson mund të largohet, ndërsa Noni Madueke është shumë afër kalimit te Arsenal, me një vlerë prej 60 milionë eurosh.

Klubi planifikon gjithashtu të dërgojë disa futbollistë të rinj në huazim te Strasbourg, në Francë, ë mesin e tyre janë Ishe Samuel-Smith, Kendry Páez, Aaron Anselmino dhe Mike Penders. /AutoPortali/

TË FUNDIT