Ronaldo me postim falënderues për Pioli, – “Faleminderit për gjithçka”
R

Ronaldo me postim falënderues për Pioli, – “Faleminderit për gjithçka”

Largimi i Stefano Piolit nga Al Nassr u shoqërua me një falënderim publik nga Cristiano Ronaldo.

Me një postim në rrjetet sociale, ai shkroi “Faleminderit për gjithçka” së bashku me një foto të trajnerit, transmeton AutoPortali.

Spekulimet kishin qarkulluar se ishte vetë CR7 që kishte kërkuar shkarkimin e Piolit, pas një sezoni pa arritjen e Ligës së Kampionëve aziatike, por ky postim duket se mohoi këto zëra.

Tani, Pioli pritet të rikthehet te Fiorentina, ku pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me një pagë prej rreth 3 milionë euro në vit.

Ai ka drejtuar këtë klub edhe më parë, në sezonet 2017/18 dhe 2018/19, përpara se të jepte dorëheqje.

 

TË FUNDIT