Tre skuadra nga Kosova do të përfaqësojnë vendin në edicionin e sivjetmë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).
Kampioni i Kosovës, Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti, dhe finalistja e Kupës, Besa Famgas, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për garat evropiane, transmeton AutoPortali.
Skuadra pejane Besa Famgas do ta fillojë rrugëtimin në EHF European Cup që nga raundi i parë, ku do të përballet me ekipin turk Depsas Enerji.
Ndeshjet do të zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 shtator.
Kampioni i Kosovës, Rahoveci, do të hyjë direkt në raundin e dytë të garës, por ende nuk e ka të qartë kundërshtarin.
“Vreshtarët” do të përballen me fituesin e përballjes mes Dudelange (Luksemburg) dhe Butelit (Maqedonia e Veriut), të cilët përballen në raundin e parë, ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 tetor.
Skuadra ferizajase Kastrioti, si fituese e Kupës së Kosovës, do të përballet në raundin e dytë me ekipin Red Boys Differdange nga Luksemburgu.
Ndeshja e parë do të luhet në udhëtim, ndërsa ajo e kthimit në Ferizaj. /AutoPortali



