Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, përcjell AutoPortali.
Në aksident ishin të përfshira tre automjete ku një person ka mbetur i lënduar, tha për AutoPortalin zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjete.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal“. /AutoPortali/



