Los Angeles Lakers u mposht bindshëm nga Dallas me shifrat 97:118. Mirëpo, pas ndeshjes askush nuk po flet për rezultatin, por për ngulitjen që e bëri LeBron James.
Në minutën e katërt të ndeshjes, LeBron shënoi pikë për të ulur epërsinë e Dallasit në 9:7 dhe këtë e bëri në mënyrë spektakolare.
Ai e kapi topin në vijën e tre pikëve dhe u nis me shpejtësi drejt koshit. E udhëhoqi topin me dorën e djathtë dhe në mes të kërcimit, e kuptoi se para vetes ka Dereck Livelyn, 10 centimetra më i gjatë dhe 20 vjet më i ri dhe do ta kishte të vështirë ngulitjen me dorën e djathtë.
Në këtë moment, bëri lëvizje për të mos u harruar. E çoi topin në dorën e majtë dhe e nguliti fuqishëm në kosh.
Adhuruesit e basketbollit e shijuan lëvizjen e basketbollistit që së fundmi ka mbushur 41 vjeç.



