500 euro gjobë ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të mbeturinave
5

500 euro gjobë ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Prishtinës i ka shqiptuar gjobë 500 euro një qytetari të kapur në flagrancë duke hedhur mbeturina në mënyrë të paligjshme në një hapësirë publike në kryeqytet.

Sipas njoftimit, rasti është identifikuar gjatë orëve të vona të natës, në kuadër të kontrolleve të rregullta që po zhvillohen nga ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aksionet për menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike po vazhdojnë çdo ditë në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Pavarësisht këtyre angazhimeve, institucionet thonë se ende ka raste të qytetarëve që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, duke dëmtuar mjedisin dhe hapësirat publike.

Komuna ka paralajmëruar se kontrollet dhe inspektimet do të intensifikohen edhe në ditët në vijim, ndërsa të gjithë shkelësit e rregullave do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

TË FUNDIT