Xhaka nominohet për çmimin prestigjioz
X

Xhaka nominohet për çmimin prestigjioz

Granit Xhaka është i nominuar për Sportistin e Vitit në Zvicër, si i vetmi futbollist, pasi në listë janë pjesëtarë të sporteve tjera.

Xhaka ka pasur paraqitje shumë të mira me Bayer Leverkusenin, ku fituan titullin për herë të parë në Gjermani, madje, duke fituar titullin pa asnjë humbje.

Po ashtu, ai kishte paraqitje shumë të mira me Zvicrën. Kujtojmë se Xhaka ishte në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë”, ku në fund u rendit i 16-ti. Kjo ishte hera e parë që një futbollist shqiptar nominohet për “Topin e Artë”.

Në edicionin e kaluar hyri në ekipin më të mirë të Bundesligës dhe Ligës së Evropës.

Xhaka ka fituar tri herë çmimin si Futbollisti më i mirë në Zvicër: 2017, 2022 dhe 2023.

Çmimi do të ndahet më 5 janar.

TË FUNDIT