Hidhet shorti për Kupën e Kosovës
H

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i Kupës së Kosovës në futboll për rrethin e parë.

Ballkani do ta fillojë mbrojtjen e trofeut si mysafir i Rilindjes ‘74, ndërsa Prishtina si finaliste përballet me Top Futbollin.

Drita do të luajë si mysafire e Rahovecit, ndërsa Gjilani e pret Lirinë. Llapi do të luajë me Flamurtarin, ndërsa Suhareka takohet me Trepçën ‘89,

Dukagjini luan me Dardaninë e Qyshkut, ndërsa Ferizaj përballet me Ramiz Sadikun.

Ndeshjet do të zhvillohen më 4 dhe 5 dhjetor, në stadiumet përkatëse.

TË FUNDIT