Kosova me pesë boksierë në “Grand Prix”
K

Kosova me pesë boksierë në “Grand Prix”

Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar të boksit “Grand Prix” që do të zhvillohet në Kroaci.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli  ka përzgjedhur pesë boksierë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb nga 4 deri më 7 dhjetor dhe ata janë: Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Lorent Murati 63 kg, Shpëtim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg dhe Shpejtim Shabani në kategorinë 92 kilogramë.

TË FUNDIT