Dy gjigantë evropianë synojnë portierin Donnarumma
D

Dy gjigantë evropianë synojnë portierin Donnarumma

E ardhmja e Gigio Donnarumma te Paris Saint-Germain duket gjithnjë e më e pasigurt. Kapiteni i Kombëtares italiane ka kontratë deri në vitin 2026, por nuk ka shenja për rinovimi, veçanërisht nëse trajneri Luis Enrique mbetet në krye të parisienëve.

Trajneri spanjoll ka preferuar portierin rus Matvey Safonov në ndeshjen e fundit të Champions League, duke ngritur pikëpyetje mbi pozicionin e Donnarumma te klubi parisien.

Donnarumma dhe menaxhmenti i tij janë të gatshëm të diskutojnë një zgjatje të kontratës përtej 2026-tës, por deri tani PSG nuk ka bërë ndonjë ofertë. Kjo ka nxitur interesimin e klubeve të mëdha europiane, mes të cilave edhe Interi, që po e ndjek situatën nga afër.

Me Yann Sommer, aktualisht portieri i parë i skuadrës zikaltër, dhe kontratën e tij që skadon më 2026, Interi mund ta konsiderojë Donnarumma si opsion për të ardhmen.

Donnarumma është gjithashtu në radarët e Bayern Munich, që po kërkon një pasardhës për Manuel Neuer, si dhe disa klubeve nga Premier League.

TË FUNDIT