Drita është skuadra e parë që ka kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit kanë triumfuar ndaj Rahovecit me rezultat të pastër 3-0.
Rahoveci ishte në cilësinë e skuadrës vendase, por që ndeshja u zhvillua në Gjilan.
Vetëm pas pesë minutave lojë, Ensar Huruglica kaloi Dritën në epërsi dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.
Drita e nisi mirë edhe pjesën e dytë, kur Veton Tusha shënoi për 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, top sulmuesi i bardhekaltërve Arb Manaj realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Nesër (e mërkurë) në program janë për t’u zhvilluar edhe 15 duele të tjera.



