Lajm shumë i mirë për Brojën
L

Lajm shumë i mirë për Brojën

Armando Broja do të debutojë këtë javë me ekipin e parë të Evertonit dhe tashmë konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri Sean Dyche.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Wolverhampton, ai konfirmoi se sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e ekipit, pa specifikuar nëse do jetë startues  apo jo.

“Broja padyshim do të jetë pjesë. Chermit nuk është gati. Ai po stërvitet shumë por ka nevojë për një program të zgjeruar ndeshjesh. Por, Broja duhet të jetë pjesë”, tha trajner në konferencën për shtyp duke shpjeguar situatën e dëmtimeve të dy futbollistëve që nuk kanë bërë ende debutimin e tyre për këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Kjo do të thotë se Dyche e sheh Brojën si një alternativë për sulmin e ekipit të tij i cili nuk ka gjetur rrjetën në katër ndeshjet e fundit radhazi dhe aktualisht gjendet shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

 

TË FUNDIT