Sot zhvillohen 15 ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, që ka filluar të martën, kur Drita fitoi 3-0 ndaj Rahovecit për të kaluar tutje.
Ndërkohë ditën e sotme na presin ndeshje shumë interesante që janë në program për t’u zhvilluar.
Sigurisht që dueli më interesat është ai mes Gjilanit dhe Lirisë, derisa fituesi aktual i Kupës, Ballkani do të përballet me Rilindjen.
Llapi do të luajë në udhëtim te Flamurtari, derisa Prishtina përballet me skuadrën nga Liga e Tretë, Top Futbolli.




