Kombëtarja e Suedisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Serbisë.
Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër të fazës së dytë të play-offit, për kualifikim në EURO 2025, në konkurrencën e femrave.
Për Suedinë u paraqit edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.
Asllani madje shënoi gol në fitoren prej 6-0, duke tundur rrjetën e portës serbe në minutën e 19-të të takimit.
Suedia fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 8-0 pas dy ndeshjeve, pasi paraprakisht më 28 nëntor kishte fituar 2-0.
Me këtë fitore, Kombëtarja suedeze ka marrë rrugën për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Zvicër.



