Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka qenë viral në rrjetet sociale pasi u pa duke ua drejtuar gjashtë gishta tifozëve të Liverpoolit, në momentin që ata thrërisnin “do të shkarkohesh në mëngjes”.
Gjithë këto thirrje vinin pasi Liverpooli ishte duke e mposhtur 2-0 në “Anfield Road”, skuadrën e Guardiolës.
Ky veprim shumëkujt ia kujton Jose Mourinhon kur në vitin 2018 ishte duke u mposhtur me rezultat 3-0 dhe ai iu drejtua tifozëve me tre gishta, duke iu kujtuar se ai ka të fituar tre tituj.
“Unë kurrë nuk kam qenë i lezetshëm. Unë isha i ftohtë vetëm sepse fitonim. kur nuk fiton, është krejtësisht e kundërta”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Ndërsa më tej ai foli edhe për krahasimin që ia bën me “Special One”.
“Ndoshta ne jemi të ngjashëm me Josen, por ai fitoi tre tituj dhe unë fitova gjashtë”, përfundoi Guardiola.



