Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Kupën e Kosovës, ku favoritët kanë kaluar tutje.
Befasinë e madhe e ka shkaktuar Rilindja 1974, e cila ka eliminuar fituesin e vitit të kaluar, Ballkanin.
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk e kanë përcaktuar fituesin, pasi përfunduan me barazimin 1-1, ndërsa skuadra pejane ishte më e mirë në gjuajtjen e penalltive, duke fituar me sifrat 10-9.
Gjilani e ka eliminuar Lirinë me rezultat 4-1, ndërsa Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Top Futbolli me rezultat 5-1.
Ferizaj ka triumfuar 4-0 ndaj Ramiz Sadikut për të kaluar tutje, derisa Dukagjini ka mposhtur KF Dardaninë me rezultat të thellë 6-2.
Fitore të thellë ka marrë edhe Llapi që mposhti Flamurtarin në udhëtim 0-4, derisa Malisheva mposhti Fushë Kosovën 0-5.
Tutje ka kaluar edhe Drenica pas fitores ndaj Vjosës 0-5, derisa Vushtrria ka eliminuar KEK-un pas triumfit 1-0. KF Prishtina e Re fitoi me mjaft mund në udhëtim te Besa 1-2, derisa edhe Feronikeli ’74 ka kaluar tutje pas fitores 1-2 te Istogu.
Rezultatet:
Besa Peja – Prishtina e Re 1-2
Vushtrria – KEK-u 1-0
Vjosa – Drenica 0-5
Fushë Kosova – Malisheva 0-5
Flamurtari – Llapi 0-5
Top Futbolli – Prishtina 1-5
Kika – Trepça 2-6
Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0
Dukagjini – Dardania 6-2
Istogu – Feronikeli ’74 1-2
Mitrovica – Vëllaznimi 3-4
Trepça ’89 – Suhareka 1-3
Gjilani – Liria 4-1
Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 (10:9 në penallti)
2 Korriku – Dinamo 1-1 (0:3 penallti)



