Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Anglia dhe ka bërë të ëndërrojë tifozët e një klubi italian.
Në fakt, duket se Kevin de Bruyne është gati për t’u transferuar në Itali.
Nuk bëhet fjalë për asnjë nga skuadrat e mëdha të Serie A, por për Palermon që luan në Serie B dhe që është pjesë e City Group, i njëjti fond që menaxhon Manchester City.
Objektivi i investitorëve arabë është ta kthejë sa më shpejt të jetë e mundur klubin në Serie A. Aktualisht Palermo është në luftë për një vend në playoff dhe një kthim i mundshëm në Serie A mund t’i hapë rrugën marrjes së De Bruyne.
Një operacion që do të realizohej me kosto zero.
Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga The Telegraph.



