Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka publikuar sot (e premte) përditësimin e fundit të vlerave të futbollistëve, ku pjesë e saj ishte edhe Superliga e Kosovës.
Nga sot, futbollisti më i vlefshëm në Superligën e Kosovës është mesfushori Ballkanit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Lindon Emërllahu.
Sipas Transfermarkt, 21-vjeçari therandas tani në treg ka vlerë prej 1 milion eurosh, e cila është rritur për 400 mijë euro pasi më parë vlente 600 mijë.
Në vendin e dytë, renditet braziliani i Ballkanit, Giovanni me vlerë prej 900 mijë eurosh, teksa top treshen e kompleton ylli kosovar i Malishevës, Drilon Hazrollaj, me vlerë prej 800 mijë euro apo një rritje prej 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit.
Najeeb Yakubu (Prishtina), Egzon Bejtulai (Drita), Drilon Islami (Prishtina), Albert Dabiqaj (Drita), Albin Krasniqi (Prishtina) dhe Etnik Brruti (Malisheva) janë lojtarët e radhës me një vlerë prej 500 mijë eurosh në treg.
Top 10-shen e përmbyll Rron Broja i Dritës me një vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlejnë edhe Sunday Adetunji i Ballkanit në pozitën e 11-të.



