Ballkani nuk ka humbur shumë kohë për të emëruar trajnerin e ri, i cili do ta pasojë Artim Pollozhanin, që dha dorëheqjen nga kjo detyrë.
Skuadrës kampione në fuqi tash e tutje do t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Orges Shehi.
Lajmin e ka bërë publik vetë skuadra e Ballkanit në faqen e saj në Facebook.
Njoftimi i Ballkanit
Mirësevjen Orges Shehi!
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!
Forca Ballkani!



