Bayern Munich “pensionon” fanellën me numër 5
B

Bayern Munich “pensionon” fanellën me numër 5

Franz Beckenbauer është legjenda absolute e Bayern Munich dhe do të mbetet gjithmonë i tillë. Ai ka shkruar historinë e këtij klubi dhe të futbollit gjerman.

Në mbledhjen e përgjithshme të Bayernit në fundjavën që e lamë pas, presidenti Herber Hainer bëri një homazh emocional për Kajzerin e madh.

Numri 1 i klubit më të madh në Gjermani njoftoi se fanella ikonë me numër 5 të cilën e veshi ai, nuk do të përdoret më nga asnjë lojtar bavarez në shenjë respekti.

TË FUNDIT