Skuadra kryesuese e Cleveland është mposhtur nga Miami me shifrat 113-122, por e ka ruajtur kreun e renditjes si në Konferencën e Lindjes ashtu dhe në NBA.
Tyler Herro me 34 pikë ishte më i miri në fushë për Miamin.
Fitore ka shënuar edhe Denver që mposhti në udhëtim Atlantan me rezultat 141-111.
Si mysafire fitoi edhe Milwaukee, që mundi 118-113 Brooklyn (Antetokounmpo 34 pikë).
Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 107-98 Portland, sfidë ku Anthony Davis realizoi 30 pikë e 11 kërcime.
Ndërsa, Golden State me shifrat 114-106 fitoi ndaj Minnesota, takim ku Stephen Curry realizoi 30 pikë.
Rezultatet:
Chicago – Philadelphia 100-108
Brooklyn – Milwaukee 113-118
Indiana – Charlotte 109-113
Atlanta – Denver 111-141
Miami – Cleveland 122-113
Orlando – Phoenix 115-110
San Antonio – New Orleans 121-116
Washington – Memphis 112-140
Golden State – Minnesota 114-106
Clippers – Houston 106-117
Sacramento – Utah Jazz 141-97
Lakers – Portland 107-98



